Është dënuar për të disatën herë biznesmenia në fushën e ndërtimit Vjollca Hoxholli.

Gjyqtari Gert Hoxha ka vendosur dënimin me 8 vite burg për Hoxhollin e cila është kallëzuar nga 6 qytetarë të ndryshëm të cilëve Hoxholli u ka shitur një hyrje më shumë se një herë.

Hoxholli akuzohet se duke drejtuar kompaninë e ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Sipas hetimeve ajo rezultoi se në bashkëpunim me të shoqin Rrapush Hoxholli kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit, duke shitur disa herë një apartament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re