Skip to content

Shitje rekord e kësaj marke makine në Rusi

2018 08 29T000000Z 777818663 RC13B942D960 RTRMADP 3 AUTOSHOW MOSCOW 1688533583

Shitjet e makinave Lada në Rusi u rritën me 92.2 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë të vitit, njoftoi prodhuesi i makinave Avtovaz.

Në gjashtë muaj janë shitur 143,600 automjete Lada, ndërsa vetëm në qershor janë shitur 27,839. Kjo është 272 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Avtovaz prodhoi 135,000 automjete në gjysmën e parë të vitit, që është 48.7 për qind më shumë nga viti në vit.

“Avtovaz planifikon të rrisë më tej prodhimin dhe shitjet në gjysmën e dytë të vitit për shkak të rritjes së prodhimit të modelit Lada Vesta në modifikime të ndryshme dhe rilançimit të Lada Largus në shtator në versionet e pasagjerëve dhe komercial”, tha Maksim Sokolov, CEO i Avtovaz.

Kujtojmë se Lada ka qenë një markë prezente dhe në rrugët shqiptare, por sigurisht aspak dominuese. Më së shumti në vitet e para ’90. /tesheshi.com/