Ndryshimi i kushteve atmosferike ka larguar pushuesit nga plazhet e Durrësit.
E gjithë vija bregdetare u boshatis nga turistët vendas e të huaj pas nisjes së reshjeve të shiut.
E njëjta situatë ka qenë edhe në Vlorë. Largimi i pushuesve nga bregdeti në këtë qytet shkaktoi trafik në segmentet dalëse.
Përkesqësimi i motit, sipas strukturave hoteliere ka bërë që te bjere edhe numri i prentotimeve për fundjavën.
Kjo pasi një pjesë e madhe e pushuesve vendas i anuluan rezervimet si pasojë e kohës së keqe.