Dita e sotme e ka gjetur Beratin bosh, pa lëvizje e xhiro në pedonale e lulishte. Siç duket beratasit, që nuk i ndërgjegjësonte askush, madje as frika e përhapjes së coronavirusit që të vijonin çdo ditë ritualin e tyre të përditshëm, atë të xhirove në pedonale e lulishte, sot i trembi shiu që nuk ka pushuar që prej mëngjesit.

Kjo ka bërë që rrugët të jenë thuajse bosh dhe njerëzit të dalin vetëm për të kryer nevojat e tyre familjare. Kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve me vetëm 1-orë, ka sjellë edhe grumbullime e radhë të shumta në filialet e bankave, ku shihen grumbullime të shumta qytetarët ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa respektuar kurfarë distance.

Në çdo rrugë është vënë re prezenca e shtuar e forcave të policisë, që kanë intensifikuar kontrollet për respektimin e orareve të qarkullimit nê rrugë të kalimtarëve dhe automjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re