Këto janë pamjet pranë terminalit të autobusëve të veriut në kryeqytet mëngjesin e kësaj të hënë.

 

Nga reshjet e dendura të shiut, niveli i ujit në rrugë shkoi në disa centimetra. Si pasojë, pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

 

Problem ishte edhe lëvizja e këmbësorëve.

 

Shkak u bë bllokimi i pusetave, ndërsa situata u normalizua pas disa orësh.

 

Përmbytje të shumta u shkaktuan edhe në disa rrugë të qytetit të Durrësit.

 

Kryqëzimi pranë stadiumit “Niko Dovana” në lagjen 18, si dhe zona pranë shëtitores “Taulantia” u pushtuan nga uji gjatë orëve të para të mëngjesit, duke u bërë pothuajse të pakalueshme për qytetarët.

 

Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje intensive, por autoritetet vendore duket se ende nuk kanë marrë masa për të ndërhyrë në kanalet kulluese me qëllim evitimin e përmbytjeve.

 

Reshjet me intensitet të lartë shkaktuan vështirësi edhe në portin e Durrësit, ku në sektorin e ngarkim-shkarkimit puna u ndërprerë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

 

 

Ndërkohë në Gjirokastër rreth 50 familje të lagjes “Lënxat” në Lazarat ndodhen të izoluar prej dy ditësh për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Sopotit.

 

 

MERZO SELIMI – GAZETARE, GJIROKASTER

 

Por pavarësisht kësaj, autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për të ndërhyrë, ndonëse situata e daljes nga shtrati të përroit të Sopotit përsëritet sa herë ka reshje shiu.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re