Perseid, shiu i meteorëve që shfaqet çdo vit ka ndriçuar qiejt në shumë vende anembanë botës.

Shfaqja natyrore ndodh çdo vit në fund të verës dhe këtë vit arriti kulmin natën midis  së shtunës dhe së dielës.

Shiu i meteorëve ndodh kur planeti ynë lëviz në fushen e mbetjeve të lëna pas nga kometa Swift-Tuttle.

Ndërsa godasin atmosferën e Tokës, ato digjen, dhe duken si vija të shndritshme. Ndryshe njihen dhe si yje që godasin dhe mund të shihen edhe me sy të lirë.

Në Shqipëri, ky fenomen u shfaq në Fushë Studë, pranë Librazhdit. Për të shijuar pamjen, shumë të apasionuar pas astronomisë qëndruan gjatë natës në një kamping në Parkun Kombëtar të Shebenikut, nga ku ndoëen edhe me teleskop shiun e meteorëve.

Në Ballkan, fenomeni u pa dhe ishullin Lastovo në Kroaci.

Ndër vendet e tjera të botës, Perseid u shfaq ne Spanjë, Austri, Turqi dhe Korene e Jugut./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re