Skip to content

Shiu krijon probleme në bypass-in e Murrizit, aksidentohen mjetet

Kanë mjaftuar pak minuta shi që në bypass-in e Murrizit në zonën e Bastarit të krijohen probleme. Siç duket nga pamjet, kalimi është bërë i vështirë për shkak se mjetet që vijnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër, rrëshqasin.

 

I njëjti problem është edhe për mjetet që qarkullojnë drejt Tiranës pasi nga lagështia kanë dalë nga rruga.

 

Ky fenomen ndodh sa herë ka reshje shirash, ndërsa drejtuesit e mjeteve aludojnë më tej që në asfalt të ketë edhe vaj makinash.

 

Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel kompanisë që të pastrojë me solucion rrugën ku nëse ka vaj të hiqet, ose në të kundërt të zëvendësohet asfalti pasi mund të jetë i lëmuar e si pasojë mjetet rrëshqasin sapo të ketë pak lagështi në rrugë.

 

Me të njëjtën problematikë janë edhe disa nga kthesat në fshatin Fshat në afërsi të Klosit.