Skip to content

Shiu në Tiranë “tërbon” Lanën, e nxjerr nga shtrati (VIDEO)

Shiu me intensitet të lartë që përfshiu këtë të shtunë të gjithë vendin nuk ka përjashtuar as Tiranën. Që prej orës 13.00 në Tiranë kanë filluar reshjet e dendura të shiut, duke shkaktuar edhe problemet e para.

Lumi Lana është “tërbuar” dhe ka dalë nga shtrati, pavarësisht ndërhyrjes në disa segmente të tij të ndërmarrjeve respektive të mirëmbajtjes.

Në të gjithë gjatësinë e tij për shkak të reshjeve të shumta Lana ka qenë rrezik. Videoja e mëposhtme tregon nivelin e lumit në pak minuta të reshjeve të shiut, të cilat nëse vazhdojnë, e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

Reshjet e shiut në Tiranë janë një tregues negativ edhe për trafikun, që rëndohet së tepërmi. Sakaq, njësitë e shërbimit të Bashkisë janë në terren për të shmangur situata më të rënda.