Reshjet intensive të shiut pranveror kanë sjellë përmbytje të rrugëve në qytetin e Librazhdit.

U nevojitën vetëm pak minuta reshje dhe një pjesë e madhe e rrugëve të qytetit u mbuluan nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në unazën kryesore që lidh Elbasanin me Librazhdin.

Ndërkohë shiu ka bërë që të ndërpriten dhe punimet në asfaltimin e rrugës në qytet dhe unazë.

Rrëshqitje të vogla dherash ka pasur edhe në kthesat e Murrashit por pa u bërë problem për qarkullimin e mjeteve.

Kjo situatë në rrugët e Librazhdit tashmë është bërë e vazhdueshme që nga fillimi i punimeve të rregullimit të rrjetit ujesjellës-kanalizime.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re