Ashtu siç ishte parashikuar vendi ynë këtë fundjavë është përfshirë nga reshjet e shiut, pas ditëvë  të nxehta të kësaj vere.

 

Qyteti bregterate i vlorës është përfshirë nga një stuhi shiu, cka ka detyruar pushuesit te largohen.

 

Si pasojë ka pasur  trafik të rënduar, ndërsa situata priet të përkeqësohet edhe në orët në vazhdim.

 

Shiu i rrëmbyeshëm ka bërë gjithashtu që në shumë rrugë të Vlorës të ketë probleme. Disa prej akseve rrugore në lagjet 1 Maji, 24 Maji, Pavarësia u gjenden nën pushtetin e ujit.

 

Ndërsa policia kufitare ka apeluar për pushuesit që te shmangin daljen ne det me mjete lundruese pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre. Ky apel vlen edhe për për të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re