Skip to content

Shiu shkakton përmbytje në Durrës

Stuhia e fuqishme që përfshiu Durrësin mbrëmjen e së martës shkaktoi përmbytje në shumë zona të qytetit. Reshjet e dendura te shiut të shoqëruara me erëra mjaft të forta paralizuan qarkullimin e automjeteve duke krijuar trafik dhe probleme në shumë kryqëzime.
 
Te stacioni i trenit, kryqëzimi i stadiumit dhe ne disa lagje uji mbuloi trotuaret. Bllokimi ne qytetin bregdetar zgjati për afro dy orë.
 
Reshjet e ditëve te fundit dhe shkrirja e bores kane shkaktuar përmbytje edhe ne fushën e Maliqit. Me shume se 250 hektarë toke janë nen ujë.
 
Kryetari i bashkisë së Maliqit thotë se 100 hektarë toke te mbjella, janë nen ujë.
 
Fusha e Maliqit, edhe pse me kanalet kulluese të pastruara, nuk i ka shpëtuar përmbytjes. Zgjidhja e vetme mbetet nje investim për thellimin e grykëderdhjes së lumit të Devollit.
 
Probleme ka edhe në Fushë-Krujë. Dalja nga shtrati i  lumit Ishëm ka bere qe 50 hektarë toke bujqësore në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç të përmbyten. Disa banesa janë të rrethuara nga uji i cili ka arritur në një metër lartësi.
Ne harkun kohor te dy muajve kjo zone është përmbytur 3 here.