Skip to content

Shiu vështirëson qarkullimin/ Probleme në disa rrugë të kryeqytetit

Subscribe

Reshjet intensive të shiut përfshinë edhe Tiranën mëngjesin e kësaj të shtune.

 

Disa rrugë kryesore të kryeqytetit u përmbytën duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

 

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi gjithashtu probleme edhe në rrugën “Don Bosko” për kalimtarët.

 

Situata e përmbytjes së rrugëve në tirane është e përsëritur sa herë që ka reshje intensive.