Si pasojë e konfliktit fizik mes Rei Metës dhe Armando Meshaut, i cili përfundon me humbjen e jetës së këtij të fundit, policia e Vlorës ka shoqëruar nga dita e djeshme dhe deri më sot 10 persona.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se janë kryesisht dëshmitarë të ngjarjes  dhe janë marrë dëshmi mbi momentin e përplasjes mes dy personave.

LEXO EDHE: Ngjarja në Vlorë/ I riu që la të vdekur inxhinierin është djali i anëtares së KLP-së, zbulohet arsyeja e sherrit

Po ashtu janë pyetur edhe të afërm të viktimës.

Grupi hetimor po vijon hetimet ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.

Nga policia deri më tani mësohet se shkak i përplasjes është një apartament që duhej të përfitonte 33-vjeçari, Rei Meta dhe për këtë shkak përplasja mes tyre vijonte prej disa muajsh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re