Skip to content

Shkak, kushtet atmosferike, fermerët në hall, ulliri me prodhim të dobët

442 236 1753190378xkr ulliri dobet ne roskovec frame 474 107

Banorë të njësisë administrative të Kurjanit në bashkinë e Roskovecit një ndër kulturat kryesore që kultivojnë dhe sigurojnë të ardhurat e tyre është ulliri. Por këtë vit kjo kulturë duket se do ti lërë në baltë banorët e të paktën 4 fshatrave, pasi prodhimi parashikohet të jetë i ulët.

Një ndër faktorët kryesore sipas vetëkultivuesve të zonës, janë kushtet ekstreme atmosferike. Këtë fakt e pohon edhe vetë specialisti i bujqësisë pranë njësisë administrative të Kurjanit.

Të varur drejtpërdrejtë nga kushtet atmosferike banorë të zonës tregojnë se mungon krejtësisht sistemi i kanalizimeve të ujitjes edhe pse rrethohen nga rezervuarë. Infrastruktura dhe natyrisht çmimet e pesticideve shikohen si problematika që rëndojnë gjendjen ekonomike të kultivuesve. Kjo zonë sipas të dhënave nga drejtoria rajonale e bujqësisë, numëron mbi 300 mijë rrënjë ullinj.