Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 51-vjeçarin, i cili duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollon dhe automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtuese një 28 vjeçare.

Si pasojë e aksidentit mbeti e lënduar 28 vjeçarja dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinën e saj, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. L., 28 vjeçe.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë 28-vjeçarja dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re