Policia e Durrësit ka arrestuar 46-vjeçarin me inicialet U. K., i cili duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, u përplas me dy automjete të parkuara duke përfunduar i përmbysur me makinë në mes të rrugës.

Policia e Durrësit bën me dije se arrestimi i 46-vjeçarit u bë në flagrancë, teksa ai aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re