Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Denisa Dokun, e cila shkaktoi aksident këtë fundjavë që lamë pas, ku mbeti e vdekur Alida Spahiu. Kjo masë e lehtë sigurie ndaj 19-vjeçares, e cila është ende në ambientet e spitalit, vjen pas kërkesës së familjarëve të 22-vjeçares që humbi jetën, që çështja të mbyllej.

“Marrëdheniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thonë prindërit.

Ndërkohë avokati Bardh Koci kërkoi masë të lehtë sigurie. “Vajza është studente dhe ti jepet mundësia të vazhdojë shkollën. Duhet të ndalohet edhe drejtuesi i Benzit derisa të dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që Smart-i do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar, as me shpjetësi”, tha avokati.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën Demokracia në Kamëz, ku 22 vjeçarja pasagjere humbi jetën si pasojë e përplasjes së një Smartit me një Benz.

Në drejtimin e mjetit Smart, që bëri një manovër të gabuar, teksa tentonte që të kalonte rrugën ishte Deni Doku, 19-vjeç, e cila është një prej vajzave më të ndjekura në tik tok, ndërsa 22 vjeçarja që humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra është mikeshë e saj.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re