Dy drejtues makinash janë arrestuar në flagrancë nga policia e qarkut Elbasanit pasi akuzohen si shkaktare të aksidenteve në Perrenjas dhe Peqin.
Policia prangosi në flagrancë shtetasin Xh.Gj., 31 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, duke drejtuar mjetin tip “BMW X3” , është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin A.Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Katjel, Librazhd. Dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit Fiat dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu u kap në flagrancë edhe shtetasi A.K., 24 vjeç, banues në Peqin pasi, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjerë me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç, banues në Fier. Dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit Benz, dhe 2 pasagjerët e këtij mjetit dhe konkretisht shtetasit L.S., 28 vjeç, dhe S.H., 6 vjeç, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.