Skip to content

Shkaktuan dy aksidente rrugore, vihen në pranga dy shoferët në Dibër

 

Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia në Dibër, pasi kanë shkaktuar dy aksidente rrugore.

Shtetasi L.C, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij aksidentoi një 72-vjeçar, i cili ndodhet në spital, ndërsa shoferi i dytë, shtetasi E.K, 25 vjeç përplasi një motomjet duke shkaktuar dëme materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se se ky i fundit drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi:

Dibër/Shkaktuan dy aksidente rrugore arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.

✅Njëri nga drejtuesit aksidentoi një këmbësor,  ndërsa  drejtuesi i  mjetit tjetër ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi L.C., 25 vjeç, banues në Gjoricë, pasi duke drejtuar mjetin e tij,  ka aksidentuar një 72-vjeçar( këmbësor), i cili ndodhet në spital.

E.K., 25 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimet ka rezultuar se 25-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.r.t