Pas deklaratave të ambasadores Yuri Kim, Sali Berisha ka nisur një sulm frontal ndaj diplomates së lartë të SHBA.

Berisha shtoi se barin  Kim duhet t’ia çojë Edi Ramës se sipas tij ai pi një lloj bari.

Ish kryeministri thotë se duhet t’i kërkojë falje për deklaratat e saj.

Berisha: DASH e pohon vetë se burimet që më kanë shpallur mua non grata i ka nga OJQ-të rajonale të sponsorizuara nga Soros.

Këto janë një makineri e Sorosit që kanë prodhuar shpifje dhe trillime të vazhdueshme. Edhe mediat kanë dhënë informacion, kur këto media kontrollohen nga Rama në pushtet. Po ashtu edhe raportet anti-korrupsion të qeverisë së Ramës.

Nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time dhe mbroj dinjitetin tim dhe të gjithë atyre që më kanë votuar qysh nga viti 1991.

I rikujtoj zonjës Kim se ata shprehjen e barin e ke nga shokë socialistë. Të sugjeroj t’ua çosh atyre, se demokratët nuk hanë bar.

Ajo duhet të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve dhe barin t’ia çojë Edi Ramës se ai pëlqen një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re