Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish fill pas vlerësimit që Departamenti Amerikan i Shtetit dha ndaj ish-kreut të KED Ardian Dvoranin duke e renditur mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë.

Përmes një punonjësi të tij, Meta thotë se diplomatët janë të korruptuar dhe se ai ka me vete 3 milionë shqiptarë që e duan.

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e para dhe e pamposhtur”, shkruan punonjësi i presidencës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re