Skip to content

Shkaqet e vetëvrasjes së pacientëve/ Mjekët psikiatër: Ndikojnë presioni psikologjik e mungesa e familjarëve

Presioni psikologjik që shkakton Sars-Cov-2 dhe pikëpyetjet e mëdha që mbart kjo sëmundje duket se janë shkaqet që pacientët e izoluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” problem te shëndetit mendor, çka con deri edhe ne vetëflijim.

 

ARJANA RELI

PSIKIATRE

“Të gjendur para një presioni psikologjik që ka lidhje jo vetëm me sa agresiv ka qenë për shëndetin e personit ky virus, por edhe për të papriturat që ai ka, si mund të shkojë gjendja e tij. Disa persona janë lehtësisht të ngacmueshëm që ndoshta kanë patur trauma pararendëse apo që kanë patur problematika të mbartura gjatë kohës, janë subjekte shumë vulnerabël që në kushte të tilla, mund të marrin vendime ekstreme.”

 

Sipas specialistëve mungesa e familjarëve pranë pacientëve duket se e rëndon edhe më shumë gjendjen e tyre .

 

ARJANA RELI

PSIKIATRE

“Mungojnë familjarët për shkak të specifikave që ka kjo pandemi dhe për sa kohë nuk mund të jenë pranë njëri-tjetrit, bën që këta persona të vuajnë shumëfish më tepër.”

 

Mjekët psikiatër e vënë theksin tek domosdoshmëria e rritjes së numrit të punonjësve sociale në spitalet COVID me qëllim trajtimin sa më të mirë të atyre që luftojnë me koronavirusin.