Ka marrë fjalën në seancën e Gjykatës Kushtetuese avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiri.

Sipas tij, mosprezenca e tij në punë ka ardhur si pasojë e arrestimit, ndaj mund të quhet shkelje.

Erion Veliaj ka dalë sot 31 tetor, nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej muajit shkurt, për të marrë pjesë personalisht në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka nisur në orën 10:00. Në këtë seancë do të shqyrtohet ankimimi i tij ndaj vendimit të qeverisë, që e shkarkoi nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Mbrojtësi ligjor shtoi se, shkarkimi i Veliajt ka qenë politik.

Lajm në përditësim…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re