Komisioni Hetimor Parlamentar, i ngritur për të shqyrtuar kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka shtyrë afatin e punimeve.

Mësohet se kjo shtyrje është miratuar me kërkesë të mazhorancës, deri më 31 korrik.

Shtyrja vjen për shkak të emergjencës së koronavirusit, por edhe në pritje të raportit të Komisionit të Venecias.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta po hetohet nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë,

4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re