Kryeministri Edi Rama ne nje reagim tjeter pas vendimit te KQZ per shpalljen te pavlefshem te mandatit per Agim Kajmakun, thekson se institucioni tregoi se mbron ligjin dhe jo interesat e partive. 

Nderkohe qe sipas tij, “PS ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”.

Kryeministri Rama ne Twitter:

KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri djePo ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë

Nderkohe qe menjehere pas vendimit te KQZ, i pyetur nga media, Rama ka theksuar: “Institucionet janë institucione…”, pa komentuar asgje me shume.

Kajmaku nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se kishte qenë i proceduar penalisht në shtetin grek duke shkelur ligjin për dekriminalizimin.

Vendimi i KQZ per Kajmakun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin, “Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të funksionarit publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetari i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.

Çfare tha Rama per ata që gënjejne ne formularin e Dekriminalizimit

Një javë më parë, në emisionin “Opinion”, Kryeministri premtoi se maxhoranca do të bëjë dy ndryshime kryesore në Reformën Zgjedhore.

Së pari, kush gënjen në formularin e dekriminalizimit, do të dënohet me burg dhe kandidatura nuk do të regjistrohet një ditë para fushatës, por një muaj më parë me qëllim që të ketë sa më shumë kohë që të verifikohet pastërtia e figurës së çdo kandidati.

“Kush kapet me gënjeshtër në formularin e dekriminalizimit, do të shkojë në burg. Nuk e gjen dot se çfarë ka para 10 vjetësh? Ne do ta bëjmë tani ndryshe. Të mos regjistrohen më kandidatura, një ditë para se të fillojë fushata, por një muaj para se të nisë fushata dhe të verifikohet nga Prokuroria dhe Policia, dhe nëse dalin të dënuar, do të futen në burg”, tha Rama në “Opinion”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re