Me debate po  zhvillohet mbledhja në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku po diskutohet vazhdimi apo jo i mandatit të kryetarit të këtij institucioni, Alfred Balla, i cili më 21 maj u përjashtua me 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Debati është zhvilluar mes anëtarëve, Nurihan Seiti, Sokol Stojanit dhe nënkryetarit Tartar Bazaj.

Sipas Seitit mbledhja është e nxituar ndërsa shprehet se ende nuk është njohur me vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nga ana tjetër, Bazaj u shpreh se nuk po nxitojnë për t’i zënë postin, ndërsa deklaroi se ai vetë nuk do të kandidojë për kryetar.

Ndërkohë, për mospraninë e Ballës në mbledhje, Seiti tha se është gabim fatal nga ana e tij.

Pas debateve, mbledhja u shty për disa orë.

Debati:

Seiti: Ca është ky nxitim? Kemi një vendim që s’na ka ardhur. Pse doni ta shtyni tjetrin dhe ta zëvendëoni. Kjo është çmenduri!

Bazaj: Nuk do të kandidoj për kryetar, e deklaroj publikisht. Zonja Seiti ju lutem të detyruar të përmbushni funksionin kushtetues

Seiti: Stojani ju nuk ishit në Romë, nuk e dini veprimtarinë atje.

Bazaj: Nëse do të isha unë do të kisha dhënë dorëheqjen dhe do kisha ikur në shtëpi

Seiti: Jepe sot, përjashtohu! Jeni në konflikt interesi. Balla është në detyrë se po diskutojmë mandatin e tij. Gabim ka bërë që ka ikur nga mbledhja, duhet të ishte këtu. Ka bërë gabim fatal!

Bazaj: Po bëheni objekt hetimi nga ILD. Lëri kolegët të flasin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re