Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Besimtarët myslimanë të Lushnjes dhe gjithë Shqipërisë Gëzuar Fiter Bajramin.

Balla nuk preferoi që të komentonte shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit parlamentar të PD-së, në Kuvendin e PD-së që u organizua të shtunën.

“Zoti Alibeaj është me origjinë nga Fieri dhe nuk më takon të bëj komente nga Fieri për në fierak”,u shpreh mes të tjerave Balla.

Balla: Duam ti urojmë gjithë besimtarëve mysliman të Fierit dhe gjithë shqipërisë gëzuar Fitër Bajramin. Kjo ështe një festë solidariteti në radhë të parë dhe mesazhi që ajo përcon që të gjithë duhet të bëjmë më shumë për tu kujdesur për ata që janë më në nevojë dhe natyrshëm mesazhi i dytë që festa përcon gjithmonë ëahtë sa më shume paqtim dhe sa më shumë dashuri për njeri tjetrin.

Unë mendoj që në këtë ditë të rëndësishme edhe ne politikanët kemi më shumë për të bërë, natyrshëm më shumë për tu kujdesur për ata që janë në nevojë dhe më paqtim. Besoj që koha që kemi përpara duhet ta shohim të gjitha me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë sëbashku në dobi të gjithë shqiptarqëve dhe në dobi të shqipërisë sonë te dashur. 

Këtu nga Fieri bashkë me kreun e bashkisë, deputetët dhe autoritetet vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshëm bukuria e festës është që në këto ditë bëhemi të gjithë bashkë, edhe me përfaqësues të komuniteteve të tjera, me drejtues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare. Gëzuar dhe festofshi në cdo familje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re