Ministri i jashtëm Gent Cakaj ka shkarkuar ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari. Në vendin e saj Cakaj mësohet se ka propozuar Luela Hajdaragën, e cila ka qenë më herët Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Hajdaraga është vajza e ish-ministrit socialist të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili është ndarë nga jeta disa kohë më parë, pas një sëmundje të rëndë.

Duke qenë se prej kohësh ishte pjesë e platformës “shqiperiaqeduam.al”, duket se Hajdaraga është menduar si më e favorshme për postin e ambasadores, sa kohë që në këtë portal një numër i konsiderueshëm i shqetësimeve që vijnë janë ato të emigrantëve nga jashtë vendit.

Bashkë me Hobdarin, Cakaj ka shkaktuar dhe punonjës e zyrtarë të tjerë të ambasadës shqiptare në Athinë. Shkarkimi i ambasadores dhe punonjësve të tjerë, vjen pas ankesave të shumta që kanë pasur emigrantët në drejtim të saj.

Një përfaqësues i MEPJ-së është shprehur se kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Emri i Hobdarit u përfol për shkarkim që prej skandalit me gjetjen e pasaportave shqiptare, duke u transportuar me autobusë pasagjerësh nga Tirana drejt Athinës, por duket se manovrat bënë që ajo të qendronte edhe disa muaj më shumë në detyrë, derisa u vendos largimi përfundimtar i saj nga detyra.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re