Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, e ka quajtur hipokrizi dhe propagandë qeveritare shkarkimin e drejtorit të Hipotekës Berat. Me poshte reagimi i tij i plote ne rrejtet sociale:
“Hipokrizia e propagandës qeveritare.
Lajmi i shpërndarë pak më parë nga zyra e propagandës së qeverisë thoshte se: “Banorët ankohen tek ministrja e Drejtësisë, shkarkohet drejtori i Hipotekës së Beratit.” Kur futesh të lexosh lajmin, të duket sikur kemi të bëjmë me ndonjë arritje të madhe e përkujdes të madh të qeverisë për hallet dhe shqetësimet e banorëve të Beratit.
Në fakt, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Sot, një vit pas qeverisë teknike dhe disa drejtorive që mori PD-ja në atë kohë, ministra e Drejtësisë shkarkoi z. Robert Poçin, drejtorin e PD-së, mbetur aty nga qeveria teknike, zyrtar model dhe i papërfolur, i cili ngeli në atë pozicion përreth një vit për shkak të një inercie dhe për shkak se brenda PS-së në Berat nuk ka pasur një emër që të kishte dakordësinë e të gjithë deputetëve të këtij qarku (kryesisht, dyshes Klosi-Nasufi). Tanimë që, siç duket ata e kanë gjetur pasardhësen (dhe që në Berat ka disa ditë që dihet), propaganda e shet si lajm të madh dhe si përkujdes të madh të qeverisë, ndërkohë që edhe konkursi që do të zhvillohet pas disa ditësh do të jetë thjesht çështje farse socialistësh.”
/ Berati.TV
