Skip to content

Shkarkimi i Enkelejda Hoxhës/ Ish-gjyqtarja kërkon shtyrjen e seancës në KPA: Të më kthehen fillimisht sendet personale

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha ka bërë kërkesë sot për pezullim ose shtyrje seance pasi fillimisht kërkon marrjen e sendeve personale që kishte në zyrë, të cilat i janë sekuestruar menjëherë pas arrestimit në 11 shkurt 2021.

Hoxha i kërkon sendet pasi sipas saj i duhen si prova që e ndihmojnë për tu mbrojtur për seancën në KPA.

KLGJ ka refuzuar kërkesën e saj deri në mbyllje të procesit penal, e ndërsa KPA është tërhequr për marrje vendimi lidhur me shkarkimin e saj. Prandaj avokati Visha kërkoi që seanca të shtyhet derisa të përfundojë procesi penal dhe të ketë një vendim dhe për sendet personale.

Kujtojmë se Enkelejda Hoxha eshte shkakuar nga detyra në 17 mars 2021, nga KLGJ me kërkese të ILD, për shkelje të rënda disiplinore dhe ka apeluar vendimin e shkarkimit në KPA.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb