Skip to content

Shkarkimi i gjyqtarit Markelian Kuqo, Gjonaj përshëndet vendimin e KLGJ-së: Të vijojë hetimi i çështjeve ku ka abuzime

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përshëndetur vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo.

Ministrja Gjonaj u shpreh se kjo është ‘Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksion, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së’.

“Përshëndes vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo. Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së. Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cënojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive“, është shprehur Gjonaj.

Ky reagim vjen pas vendimit të marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore shkarkim nga detyra.

/faxweb