Skip to content

Shkarkimi i Ibrahimajt nga posti i ministres së Ekonomisë, emri që mund ta zëvendësojë

Detyra e Ministres së Ekonomisë dhe Financave mund t’i besohet zv.ministres aktuale, Olta Manjani. Lajmi bëhet i ditur për Vizion Plus nga burime jo zyrtare. Ndërkohë, këtë të mërkurë u shkarkua nga posti i ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

 

Detajet e këtyre ndryshimeve në kabinetin qeveritar ende nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë më herët u shkarkua ministri i Mbrojtjes, Bledi Çuçi, i cili u zëvendësua nga Taulant Balla.