Te henen do te mblidhet komisioni hetimor per shkarkimin e Presidentit te Republikes Meta, komision i cili nuk ka zhvilluar asnje mbledhje prej 31 marsit te ketij viti.

Mbledhja do te fokusohet tek opinioni i Venecias ne lidhje me procesin e zgjedhjes se anetareve te gjykates kushtetuese. Por ekspertet e Venecias e  vleresuan te ligjshem  refuzimin e Metes per te zhvilluar ceremonine e betimit per Arta Vorpsin dhe vendimin e presidentit per te cuar ne gjykate kushtetuese Marsida Xhaferllarin, duke dale kunder mazhorances per kete ceshtje.

Nga ana tjeter Venecia ka sjelle edhe nje opinion ne lidhje me anullimin e dates se zgjehdjeve lokale,  duke vleresuar se presidenti tejkaloi kompetencat. Pas ketyre opinioneve mazhoranca duhet te vendose se cfare do te beje me komisionin qe ngriti nje vit me pare; do ta shtyje mandatin e tij apo brenda muajit do te marre vendimin ne lidhje me fatin e Metes.

Tashme eshte e qarte se shumica nuk e ka problem te mbledhe 94 vota per shkarkimin e kreut te shtetit. Por vendimi final i perket gjykates Kushtetuese e cila ende nuk e ka numrin e nevojshem te gjyqtareve per te marre vendime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re