
Kreu i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani në një dalje për mediat nga Bashkia e Tiranës ka shprehur qëndrimin e tij sa i takon mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ndërsa deklaroi se Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë.
“Veliaj është në burg dhe ligji është i qartë. Automatikisht pas tre muajsh këshilli bashkiak propozon shkarkimin e tij. Debati ishte që nuk u morën parasysh kërkesat e opozitës. Më mirë vonë sesa kurrë. Ata thonë le të vinte në çdo kohë, por e pengon prokuroria.
Është fakt publik, Erion Veliaj këtu u arrestua që më 10 shkurt. Nuk ka çfarë të dëgjohet Veliaj. Është në kushtet që duhet të jepte dorëheqjen. Mos ta lëmë bashkinë pa kryetar se u bënë 7 muaj”-u shpreh Shabani.
