Avokati Zaçe Islami ka qenë i ftuar sot në Fax news, ku ka folur lidhur me Vetingun në radhët e sistemit të drejtëisë. Ai tha se Reformës në Drejtësi i janë vendosur gjatë gjithë kohës shkopinj nën rrota, dhe të gjithë ata që janë shkarkuar vendimet janë marrë me të drejtë.

Islami tha se duhet të ishin përballur me drejtësinë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur pasuri të pajustifikuar, pasi natyrisht kanë pasur burime jo të ligjshme.

Sa i takon vendimit të dhënë ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm, Luan Daci, Islami tha se kjo është një shashkë, pasi ai nuk ka falsifikuar edhe asgjë, e për këtë nuk ka prova.

“Kali i Trojës në Drejtësi janë avokatët, dhe këta njerëz që e dinin se çfarë do iu dilte nga Vetingu, tashmë kanë marrë licensën për të qenë avokat. Ata nuk duhet të jenë as avokat, as prokuror dhe as gjyqtar.

Ku i gjetët lekët për ato prona që nuk i justifikoni dot, 9/10 e ajsbergut janë diku tjetër, nëse shihen të gjithë pronat atëherë të gjithë dalin të korruptuar. Pse nuk i dënon ligji këta persona që kanë prona të pajustifikuara, pse nuk kanë shkuar këta persona përpara drejtësisë.

Drejtuesi i SPAK është një ish-sigurims dhe kjo i thotë të gjitha, do të thotë që ti i ke vënë shpatën pas shpine Reformës në Drejtësi. Keni dëgjuar ju që të jetë marrë në pyetje ndonjë person publik me funksione shtetërore, sepse ka përvetësuar prona në mënyrë të paligjshme.

Kam qenë skeptik dhe kam thënë që nuk kisha besim te Reforma në Drejtësi, pasi e pashë se kush u vu në krye. Kush do të shkarkojë këtë, pasi këta janë të gjithë njësoj. Pardje u bë nami, duke thënë se u dënua gjyqtari Luan Daci, sepse ka falsifikuar, është një gjë e hedhur poshtë, sepse në Qershor të këtij viti, njëri nga këta që është shkarkuar është ngritur dhe ka kërkuar llogari.

Qytetarët duhet ta mësojnë se vendimet nuk i merr Luan Daci, por i merr një kolegj, pra nuk mund të ketë vendime individuale. SPAK derimë tani kanë denoncuar dhe kanë çuar në GJKKO një çështje që është ezauruar njëherë, ka një vendim të formës së prerë, që në denoncimin ndaj Luan Dacit nuk është gjetur asgjë e falsifikuar.

Unë personalisht kam kërkuar që të kem një provë ndaj zotit Daci, dhe nuk më është dhënë nga akuza, që ka edhe barrën e provës. Gjyqtari Luan Daci ka dhënë dënime me burg të përjetshëm për personazhe që kanë mbajtur poste drejtuese në kohën e diktaturës. Komunistët që janë sot në pushtet nuk ia kanë falur këtë Luan Dacit dhe ndaj i ngrejnë kurthe”, u shpreh avokati Islami.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re