Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shfrenuar gjuhën, në reagimin e tij, pas nisjes nga puna të Komisionit të Posaçëm Hetimor, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ai i ka quajtur mbeturina anëtarët e Komisionit Hetimor, të cilët sot, kanë raportuar se si do të procedojnë në hetimet ndaj Presidentit

“Landfilli filloi të kutërbojë sërish. Mbeturinat ngrenë edhe komision hetimor”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Meta po hetohet në lidhje me deklaratat e tij para, përgjatë dhe pas fushatës zgjedhore, ku bënte thirrje për prerje gjymtyrësh, për rrëmbim e mprehje kosash e sfurqesh, për luftë civile apo dhe ku kërcënonte ambasadorët e akredituar në vendin tonë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re