Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se PS do të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit apo jo të Presidentit Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se më 18 janar do të zhvillohet një seanca në Kushtetuese ku ata do të paraqesin provat e faktet me të cilat argumentojnë shkarkimin e Metës.

“Më 18 janar zhvillohet një seancë e parë e Kushtetuese, ku pala në fjalë, që është kuvendi, e njëjta shumicë që ishte në legjislaturën e kaluar ka përgjegjësinë që të shkojë në Kushtetuese dhe të mbrojë qëndrimin në fjalë. Kështu që një përfaqësi do të jetë në atë seancë për të paraqitur të gjitha provat e gjetura për shkarkimin e presidentit.

Ajo që ne kemi gjetur në raportin përfundimtar të komisionit janë fakte dhe prova që justifikojnë shkarkimin. Kushtetuta nuk ka lënë vakum në këtë aspekt. Në momentin e shkarkimit të presidentit, menjëherë kryetari i kuvendit ushtron kompetencat dhe kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri. Proceduara është e qartë”, u shpreh Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re