Pas një mungese në publik, kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot gazetarët duke u shprehur se Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti.

Deklaratat e Lulzim Bashës erdhën në mes të seancës të Kuvendit ku po zhvillohet mocioni me debat për dekretin e presidentit Meta.

Sipas kreut të PD, ky akti po kryhet nga Edi Rama në bashkëpunim me narko-shtetin dhe mafian.

“Në këto kushte kur nuk ka asnjë dyshim se zgjedhjet e vitit 2017 u diktuan nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimi masiv. Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë.

Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut të dy viteve më parë zbuloi shkallën kriminale të shti-blerjes së votës” – tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re