Një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të zhvillojë një vizitë tre ditore në Tiranë. Mësohet se përfaqësuesit do të zhvillojnë një sërë takimesh në datat 9-11 shtator.

Në axhendën e delegacionit parashikohen takime me Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Kryeminisrin Edi Rama si dhe një vizitë në Presidencë.

Disa ditë më parë Kuvendi iu drejtua Komisionit të Venecias për të dhënë opinionin e tij në lidhje me shkeljet kushtetuese të kreut të shtetit.

Ndaj edhe pritet që Komisioni i Venecias të sjellë opinionin mbi këtë çështje në muajin shtator.

Për Komisionin e Venecias janë hartuar 8 pyetje te cilat kërkohet përgjigje sa i përket vendimit të presidentit Meta.

Pyetjet konstatojnë te kompetencat e presidentit për të zhdekretuar një datë zgjedhjes, te cënimi i parimeve të së drejtës së qytetarëve për të dhënë votën e tyre dhe cënimi i sigurisë juridike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko