Analistin Frrok Çupi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Ilir Metës si President, do të vërë në provë drejtësinë shqiptare. I ftuar në “Sot Live në Shqipëri”, Çupi u shpreh se nëse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk votojnë 100% pro shkarkimit të Metës, do të thotë se ka probleme korrupsioni.

Analistri shtoi gjithashtu se Meta do të përfundojë si Berisha.

“Ilir Meta ka nominuar me dorën e vet disa prej gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe kundërshtimet po i shoh si taktika, i sulmon që mos shfaqet se janë të mitë. Mendoj se një pjesë e tyre do votojnë pro tij. Meta ka dhjetëra akte anti-kushtetuese. Ky dhe Berisha po manifestohen si një grupim që nuk e duan perëndimin, ndërkohë që orientimi ynë është perëndimi, po godasin fort orientimin e kombit.

Çdo bëjnë këta gjyqtarë, a i kanë bërë llogaritë, a është në lojë paraja? Besoj se është çështje pasurore, nëse nuk o votohet 100% kundër Metës do të thotë se atje ka probleme pasurore, probleme korrupsioni. Tani është në provë drejtësia. Nëse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do e godasin këtë moment, realisht kanë goditur Amerikën.

Meta po tenton metë gjitha mënyrat me grupin e tij për t’i shpëtuar Gjykatës Kushtetuese. Këta liderët tanë lidhen me thonj pas pushtetit dhe kjo është në dëmin e tyre shumë të madh sepse kur të zbresin nga ajo ‘pema’ ata zbresin të degraduar, të rrënuar.

Sot Meta nuk është President real, nuk është për ndërkombëtarët, nuk është për ligjin tonë dhe mbetet ashtu deri sa ta çojë veten deri në fund, siç e çoi Berisha deri në pikën kur të bëhet qesharak në rrugë. Mekanizimi i largimit është mekanizmi më hyjnor që ka shteti. Largohesh që të mbetesh një vlerë.

Njerëzit e formuar qytetarisht largohen, ata që nuk largohen tregojnë që janë shumë primitivë, të prapambetur. Nervozizmi i shprehur nga Presidenti e dëmton demokracinë, mbajtja anë e një apo dy partie e dëmton demokracinë, ndryshimi i dekreteve e dëmton demokracinë”, u shpreh analisti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re