Kanë nisur të shprehen reagimet e para nga opozita e re në parlament, aty ku mazhoranca pritet të vjelë votat për shkarkimin e Prresidentit Meta.

Mylsim Murrizi nga PD-ja brendaparlamentare, tha se akti i Metës ishte diçka e sajuar dhe padëgjuar më parë, por nuk është pozicionuar për votën.  “Nuk kam lexuar asnjë rresht të Kushtetutës fjalën zhdekretim. Kjo është një shpikje alla shqiptare”, tha Murrizi.

Nga LSI-ja gjithashtu brendaparlamentare, deputeti Ralf Gjoni vendosi kushte për votën pro-shkarkimit të Metës.

“Vota ime mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008”, u shpreh Gjoni.

Nga ana tjetër, një ish-socialist i përzënë nga Rama, Gjetan Gjetani, tha se ishte pro aktit të Metës.

“Dekreti i presidentit është një veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre, për zgjedhje të lira dhe jo për zgjedhje të kapura nga krimi, për integrimin dhe jo për izolimin e shqiptarëve”, tha Gjetani, deri më sot i harruar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re