Kryetari Gupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në seancën plenare foli shkurtimishtm, duke i kërkuar të gjithë deputetëve të pranishëm të votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Nuk ka shumë për të diskutuar më sot në këtë seancë, por si kryetar i grupit të shumicës dhe si një pre 55 firmëtarëve të kërkesës, e cila në 28 vite të këtij kuvendi është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë ngre një komision hetimor për të hetuar ligjshmërinë e veprimeve të kryetarit të shtetit që shkojnë në kushtet e shkeljes së rëndë të Kushtetutës.

Do t’i kërkoja të gjithë deputetëve ta ngremë këtë Komision Hetimor me konsensus të plotë, e t’i kërkojmë këtij komisionit hetimor të përmbushë detyrën e vet brenda 3 muajve e me transparencë për publikun me qëllim që përfundimet e këtij komisioni të përmbushin pritshmëritë e kërkuesëve, por i takon komisionit hetimor që të qartësoje këtë situatë.

Të gjithë e pranojmë, edhe nga fjalimet këtu në sallë, jemi në kushtet e një shkleje të rëndë të Kushtetutës. Dua tju ftoj të gjithve të votojmë pro ngritjes së këtij Komisioni Hetimor.”, deklaroi Balla

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re