Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka prezantuar sot në Kuvend, pesë arsyet përse Ilir Meta duhet të shkarkohet nga kjo legjislaturë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha se me këtë nismë synohet t’i hiqet turp i madh Shqipërisë me këtë Presidenti.

“Pse kjo legjislature duhet ta shkarkojë Ilir Metën? Së pari, kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e dhënë nga sovrani në ushtrimin deri në përfundim të mandatit të kësaj legjislature.

Së dyti bazuar edhe në një paralajmërim të kuvendit përmes rezolutës, datës 13.6.2019 sipas të cilës kuvendi thekson se i bëjmë thirrje Presidentit të reflektojë  dhe të rivendosë institucionin e Presidentit brenda kufijve të përcaktuara në kushtetutë.  Kjo është thirrja që kuvendi i ka bërë sot dy vite më paorë presidentit.

Së treti, jemi në kushtet e nevojës emergjente për rivendosjen e ligjshmërisë në institucionin e Presidentit.

Së katërti qëllimi ynë është vetëm sigurim i besueshmërisë së të gjithë popullit shqiptar tek roli i kreut të shtetit si një nevojë që një shoqëri demokrati ka shtetin e së drejtës.

Së pesti ne jemi të bindur se në argumentet tona presidenti gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës ka shkelur rëndë kushtetutën, ka cënuar besueshmërinë e qytetarëve dhe nuk ka ushtuar detyrën e tij siç e përcakton kushtetuta.

Po si i drejtohet Presidenti popullit ndërkohë që përfaqëson unitetin e kombit: t’i mprehin sopatat, sfurqet, t’i kenë gati për të dielën…! ‘Të kemi frikë nga Amerika se ka raketa, ka edhe Rusia, ka edhe ky koreano-veriori. Kurrë institucioni i Presidentit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale së ky. Kemi pasur president që i ka shpallur luftë popullit apo president që ka shkaktuar debat për mustaqet por kurrë si ky.

Ne nuk po shkarkojmë Ilir Metën se duam të vendosim një përfaqësuesin tonë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral, që edhe Kushtetutës. T’ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë për t’ia lënë turpin Ilir Metës.

Përplasja e tij me SHBA-të, makthi i tij se do ta vrasin me raketa, janë të mjaftueshme që komandanti i Forcave tona të Armatosura me urgjencë. Mosmarrja e kësaj nisme nga ana jonë do të ishte minimalisht moskallëzim krimi. Ky është një shërbim që ne po i bëjmë dinjitetit institucional të Shqipërisë sonë. Këtë turp Shqipëria jonë kurrsesi nuk e meriton.

Thirrja jonë shkon edhe për Lulzim Bashën. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë.

Meta para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore ka shkelur rëndë Kushtetutën. Ai nuk ka përfaqësuar unitetin e kombit por përkundrazi ka bërë thirrje për përplasje, thirrje që ccuan deri në konflikte me armë”, tha ndër të tjera Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re