Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në qeveri, të dekretuar dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Menjëherë pas miratimit, kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, para Kuvendit denoncoi të gjitha ndryshimet e bëra nga Kryeministri Rama në qeveri.

“Kjo shëmbëllente me një takim të mafjozëve në të gjitha aspektete. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat ktrimin dhe vetëm krmin. Largohet Olta Xhaçka e cila pasi e bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të kushtetutës u vërsul e papërmbajur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk la pronë pa vjedhur dhe përvetuësuar me klanin e saj.”

Duke lënë pas Xhaçkën, Berisha u ndal dhe tek largimi i Frida Krifcës nga Ministre e Bujqësisë, për të cilën thotë se u infektua nga virusi ‘Xhaçka’.

“Largimi i Krifcës e infektuar nga virusi Xhaçka, se ajo e pa që kur Olta e bëri Burrin strategjist, ‘po dhe ky burri im tha nuk është më pak se burri i Oltës’ dhe filloi ti japë tendera nga paratë e popullit shqiptar. Por, ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca.”- tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re