Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e tij të parë, i përqendruar totalisht në aspektet procedurale.

Sipas rregullores së Kuvendit dhe ligjit për komisionet hetimore, Presidenti i Republikës është i detyruar të paraqitet në një seancë kur të thirret nga Kuvendi.

Sipas të gjitha gjasave, Meta do të thirret në shtator për të mbrojtur qëndrimin e tij, e nëse ai nuk pranon të marrë pjesë, atëherë mund të thirret me forcë, raporton A2.

Në mbledhje u caktuan se relatorët do të jetën Halit Valteri dhe Alket Hyseni, ndërsa Klotilda Bushka do të jetë sekretarja e komisionit.

Raportin me gjetjet për shkarkimin e presidentit pritet që të mbërrijë kështu në Kuvend në vjeshtë dhe brenda pesë ditës nga votimi, për të cilin socialistët duket deri tani se i kanë votat, Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet për verdiktin përfundimtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re