Skip to content

Shkarkimi i Ramës dhe emërimi i Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme, abstenon Gjuzi: E doja Olta Xhaçkën…

gjuzi

Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi, gjatë fjalës së tij në fund të miratimit nga parlamenti të dekreteve të Presidentit për ndryshimet në ekzekutiv, u shpreh se abstenoi për emërimin e ministres Xhaçka në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi e sheh më mirë si Ministër të Mbrojtjes, për shkak të marrëdhënieve të mira me SHBA-të. Gjuzi theksoi gjithashtu që ministrja e re e Jashtme mund të trysnohet për firmosjen e marrëveshjes së detit.

“Edi Rama ka vendosur në Ministrinë e Jashtme një person që i kishte të mira marrëdhëniet me aleatët tanë strategjik të ShBA-ve. Unë abstenova për shkarkimin e Olta Xhaçkës pasi e doja në Ministrinë e Mbrojtjes.

Zonja ministre shkon në Ministrinë e Jashtme në një kohë kur grekët kërkojnë të marrin Zonën Ekonomike Ekskluzive. Rama kërkon ta trysnojë ministren për firmosjen e marrëveshjes me detin”, tha Gjuzi.

/faxweb