Kështu i përshkroi në Twitter Presidenti Donald Trump raportet e shumta mediatike që thonë se largimi i kryediplomatit amerikan nga administrata Trump është vetëm një prej ndryshimeve të shumta që pritet të ndodhin në staf, ndërsa mandati i Presidentit i afrohet fundit të vitit të parë.
Trump i cilësoi spekulime këto raporte dhe tha se bashkë me Tillerson kanë kthyer respektin për Amerikën, pavarësisht diferencave që kanë në çështje të ndryshme.
Më herët ishin zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që thanë se largimi i Tillersonit nuk është aspak i vërtetë dhe thjesht spekulim nga mediat.
Por, këto të fundit tregohen këmbëngulëse dhe thonë se mes largimeve të shumta që priten, mund të jetë edhe ai i dhëndrrit të Trump, Jared Kushner. /sn/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re