TIRANË- Keshilli Bashkiak i Tiranës do te mblidhet në 23 shtator për shkarkimin e Erjon Veliaj si kryetar i bashkisë. Këshilltarët socialistë caktuan datën e mbledhjes në një takim në selinë rozë, ku nisën procedurën për shkarkimin.
Kërkesa erdhi nga kryetari socialist Edi Rama në punimet e asamblesë së PS. Rama tha se Tirana nuk mund të lihet më pa një kokë drejtuese. Ai caktoi dhe kandidaturën e Ogerta Manastirliut për garën e parakohshme për Tiranën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranë prej shkurtit të këtij viti ndodhet në paraburgim, ndërsa akuzohet nga SPAK për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO, pasi akuzohet për korrupsion nga SPAK. Ai propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e kryeqytetit.
Por ende nuk ka një datë se kur këshilli bashkiak mund mblidhet , por ligji parashikon se mbledhja duhet të njoftohet 5 ditë përpara. Ligji parashikon nisjen e proceduarave të shkarkimit të kryetarit nëse ky i fundit nuk paraqitet në detyre 3 muaj pa ndërprerë dhe duhet të marrë votat e shumicës së këshilltarëve. Me tej vendimarrja i takon këshillit të ministrave që vendos shkarkimin. Por në rast sw Erjon Veliaj do të ankimonte në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, vendimi do të pezullohej deri në një vendimarrje të gjykatës. Në rast se jo, i hapet rruga presidentit Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet e parakoshme.