
Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion veliajt, edhe pse ky i fundit e ka ankimuar vendimin në Kushtetuese.
Në shkresën që mban datën 30 shtator, Presidenti Bajram Begaj njoftohet edhe për vakancat në 5 bashki të tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.

