“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme!”. Kështu e komentoi Ardian Dvorani, vendimin për shkarkimin e tij sot si anëtar i Gjykatës së Lartë, pas një vendimi të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

“Z. Dvorani më autorizoi t’ju shpërndaj këto fjalë, në mënyrë që të mos e merrni me radhë në telefon, për të mos përsëritur të njëjtin mesazh. Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qenë 6 me 4″, thuhet në reagimin e shkurtër të avokatit të Dvoranit.

Kujtojmë se, me 6 vota pro dhe 3 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli sot mbarimin e mandatit të
Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Me mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, Dvorani largohet edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ku është për shkak të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjatë mbledhjes, shumica e anëtarëve u shprehën për mbarimin e mandatit të Dvoranit.

Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re